Peleshi: Ukraina sot po lufton për lirinë e të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar deputetëve që të bashkohen në qëndrimin për dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën dhe mbështetjen për këtë të fundit. Ai i kërkoi ligjvënësve shqiptarë që të lënë mënjanë çështjet e mëdha të vendit, pasi sot është dita për të bërë strategji kombëtare.

“Do të donim të flisnin të gjithë në të njëjtën gjuhë për Ukrainën. Ne kemi sfidat tona të sigurisë kombëtare e të mbrojtjes, jemi në nevojë për shkak të situatës së krijuar për të rishikuar dokumentet tona strategjike, por sot është dita e Ukrainës. Çdo përpjekje për të marrë nga kjo çështje kredo politike, nuk është e drejtë. Të tregojmë si jemi një faktor në gjithë Rajonin drejt perëndimit. Nuk është dita të flasim për çështje tonat shumë të mëdha, por për Ukrainën. Sot duhet të bashkohemi, të lëmë mënjanë të gjitha axhendat tona, mos të merremi me ngritjen e çmimeve, me rritjen e çmimit të naftës. Të tregojmë përgjegjshmëri politike, të bëjmë strategji kombëtare. Të tregojmë se dimë të bëjmë pakte kombëtare për çështje të mëdha. Na duhet të vëmë më shumë forca për modernizimin. Po ndodh ajo çka Presidenti Putin paralajmëroi në 2007. Duhet t’i themi Perëndimit që jemi të gjithë bashkë. Nuk e meritojmë ne e shqiptarët të ndahemi në këtë ditë. Ne jemi të gjithë bashkë jemi me Ukrainën. Ukraina sot nuk po lufton për Ukrainën, por për lirinë e të gjithëve”, tha Peleshi.

Të fundit

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Lajme të tjera

Web TV