Rezoluta mbi agresionin rus, propozimi i Ballës: Të kalohet në votim, mesazhi të jepet me unanimitetin

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një propozim në Kuvend.

Ai tha se mesazhi në ditën e sotme do të ishte votimi në mënyrë unanime i rezolutës që dënon agresionin rus mbi Ukrainën, duke shtuar se do të ishte e udhës që të minimizoheshin fjalimet.

Ky propozim hasi kundërshtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se pas përfundimit të deputetit të tyre, janë të gatshëm të votojnë rezolutën.

Balla: Unë mendoj që është një çështje që më shumë vlen se çfarë bën dhe çfarë themi. Kuvendi më mirë se sa po flet dhe do të flasim e tekstin e kësaj rezolute nuk ka çfarë të thotë tjetër. Unë do i kërkoja kryetarëve të grupeve, që ta kufizojmë diskutimin se ajo rezolutë ka brenda vetes të gjithë mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë unanime duhet të japë në këtë rast.

 

 

Berisha: Është shpallur një listë, është bërë një përgatitje. Propozime absurde duhet të marrin fund në parlament, të përdoren listat dhe procedurat.

Alibeaj: Ne kemi rënë dakord që të kishim një numër të kufizuar diskutantësh, te ne ka mbetur vetëm zoti Leskaj që të flasë e më pas për ne është okay për të kaluar në diskutim.