Rezoluta që dënon agresionin rus, Kodheli thirrje deputetëve: Miratojeni, është në përputhje me partnerët strategjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Mimi Kodheli ka ftuar deputetët të votojnë rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Ajo ka thënë se kjo rezolutë është në përputhje me atë të miratuar nga SHBA dhe BE, duke shtuar se Shqipëria si anëtare e NATO-s është në anën e drejtë të historisë.

“Sot është një ditë e veçantë për Kuvendin. Dua të falënderoj të gjithë grupet parlamentare që në mënyrë të njëzëshme, përtej çdo diskutimi të drejt lidhur me shtesa apo pakësimi të tekstit, në parim, jemi pro kësaj rezolute. Dënojmë agresionin e Federatës ruse ndaj një vendi të pavarur të Ukrainës. Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka keni bërë dhe kemi parë siç meriton dinjiteti i këtij Kuvendi dhe i shqiptarëve. Dua t’ju siguroj që kjo rezolutë është në mënyrë mbështetëse të rezolutës së SHBA, mbi agresionin rus referuar akteve ndërkombëtare.

Kjo është rezolutë që patjetër mban brenda garancitë e sigurisë, e është uniformë me Parlamentin Evropian. Është në unanimitet me qëndrimet e vendimet me SHBA-në e BE-në. Shqipëria si vend i NATO-s mban qëndrime të drejta, sepse jemi në anën e drejtë të historisë. Duke iu falënderuar edhe njëherë për çfarë bëni dhe po bëni për vendimmarrje të drejta, ju ftoj ta miratoni këtë rezolutë”, tha Kodheli.

Të fundit

Bajrami la Shqipërinë për Zvicrën, Silvinjo shmang polemikat: Ndodh edhe te Brazili

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Sfidën pasardhëse, atë ndaj...

1 në 4 të rinj në Shqipëri, as në shkollë e as në punë

“22% e të rinjve në Shqipëri të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë, të dhënat bëhen të ditur...

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te...

Kështu do të “ngordhim” të tërë!

Nga Mentor Kikia Një tjetër i moshuar në Korçë u gjet i vdekur në banesë. Kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Ishte vetëm, pasi...

Celularët në shkollë vetëm me “lejen” e prindit! Udhëzimi: Gjatë mësimit “kyçen” në kuti

Në prag të nisjes së vitit shkollor, Ministria e Arsimit nxori një udhëzim me masa konkrete për përdorimin e celularëve në shkolla. Synimi është që celulari...

Lajme të tjera

Web TV