Karburantet/ Rama fajëson luftën, protestë për çmimet para kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama para se të nisej në Dubai, bashkë me katër ministra u shpreh se çmimi i karburanteve është rritur për shkak të luftës në Ukrainë, por paralajmëroi se rreziku është edhe rritja e çmimit të energjisë. Qindra qytetarë dalin në protestë para kryeministrisë.

Pas rritjes së çmimit të naftës, e cila ka kapur shifrën rekord prej 240 lekësh, duket se radhën e ka energjia elektrike. Këtë e ka bërë me dije dje kreu i qeverisë. Rama ka reaguar nga Dubai për rritjen e çmimeve, duke u ndalur tek fatura e dritave. Në një qëndrim në “Facebook”, Rama shkruan se çmimet janë ndikuar nga lufta e Ukrainës dhe Rusisë. Sipas tij, gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë. Ai thekson se sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek. Kreu i qeverisë apelon se të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës dhe se duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Rama i cili nuk ndodhet në Shqipëri ka reguar nëpërmjet një statusi duke ju referuar edhe protestës që u bë para selisë së Qeverisë. Rama shkruan se lufta po i ngre zgupthi çmimet dhe energjia na kushton 61 lek për kilovat, ndërsa familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek. Ai bën thirrje të pyesin dhe të shikojnë çfarë bëhet në vendet fqinje. “E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: Qeveria ke vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesit e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! Lufta po i ngre zgupthi çmimet! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama. Ditën e djeshme në orën 17:00 qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit u mblodhën për të protestuar kundër rritjes karburanteve si dhe të energjisë elektrikë.

 

Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët u mblodhën para kryeministrisë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve pasi dje, për një litër naftë do të paguajnë 260 lekë. Njëri prej qytetarëve, është shprehur se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rritje të madhe të çmimeve dhe të vendosë një tavan. Parulla e tij ndaj qeverisë ishte: “Ju varfëroheni, ai pasurohet, sepse ka çakej që në ditë të errëta duhet të hanë”. “Absolutisht që në këtë vend qytetarët do të duhet të mirëqeverisjen. Në të gjitha rastet do të duhet t’i ushtrojmë presion kësaj zyre. Ne jemi sot këtu me përfaqësues të bizneseve të mesme, jeta e të cilëve është vendosur në vështirësi. Janë qytetarët. Ju mund ta kuptoni, që rajoni dhe bota nuk po kalon ditë të mira dhe në situata krizash të gjithë do të mbajnë barrën, por në fund të ditës kryeministri ka shpënë në luftë qytetarët, por jo vetëm. Pse nuk kemi deklaratë të kryeministrit, të kontrollojë bizneset që çmimi i naftës të mos kalojë në këto shifra”, tha një prej qytetarëve, pjesëmarrës në protestë. Dhjetra banorë të Durrësit, kryesisht të rinj janë mbledhur në qendër të qytetit të Durrësit për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës. Qytetarët kërkuan që qeveria të ndërhyjë për të normalizuar situatën dhe të subvencionojë qytetarët për të përballuar këtë krizë të thellë ekonomike-financiare me të cilën po përballen. Protestuesit bënë thirrje që protesta qytetare e nismuar nga një grup të rinjsh në rrjetet sociale të vijojë dhe në ditët në vazhdim. Në shenjë proteste, qytetarët kanë fikur makinat në orën 17:00, për të kërkuar kështu ulje të çmimit të hidrokarbureve që këto ditë kanë kapur shifra rekord. Qeveria ka arsyetuar se çmimi është ndikuar nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shtuar se pasojat e asaj beteje do të jenë afatgjata, edhe për vendin tonë.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/ Policia Rrugore në Korçë me plan masash, patrulla e radarë në rrugë

 

Çmimi i hidrokrabureve rritet sërish,

kap shifrën jo normale pre 270 lek/L

 

Çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë për litër mëngjesin e së mërkurës. Shtrenjtimi me 10 deri në 20 lekë brenda ditës është reflektuar në të gjitha stacionet e karburanteve, pas rritjes së çmimeve nga operatorët që shesin me shumicë. Kompanitë e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e martë. Por përveç çmimit, sipas tyre ka vështirësi edhe në sigurimin e produktit. Prej fillimit të muajit, litri i naftës në treg është rritur me mbi 65 lekë, apo thuajse çdo ditë me nga 10 lekë. Një ndikim të madh në rritje po jep edhe zhvlerësimi i lekut në raport me valutat e huaja, ku dollari këmbehet me 118 lekë, ndërsa euro me gati 129 lekë, nga nivele ndjeshëm më të ulëta një muaj më parë.

 

Rritja e çmimit të naftës

Meta: Ukrainasit në luftë e blejnë më lirë se shqiptarët në paqe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzoi e quajti abuzim me justifikim luftën rritjen e shfrenuar të çmimit të karburanteve në vend. Kreu i shtetit tha se kjo është e papranueshme, ndërsa solli në vëmendje se ukrainasit në luftë po e blejnë naftën 1 euro/litër, ndërsa shqiptarët në paqe me 2,2 euro/litër. Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se: Në Slloveni 1.75 USD/litër, në Kroaci 1.65 USD/litër, në Rumani 1.6 USD/litër, në Serbi 1.57 USD/litër, në Bullgari 1.55 USD/litër”, tha Meta.

Të fundit

Alo, ChatGPT? Inteligjenca Artificiale përfshin WhatsApp

Falë një përditësimi të ri, përdoruesit e WhatsApp tani mund të flasin në celular me ChatGPT dhe të shkëmbejnë...

Çfarë ndodhi? Pirro fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar,...

Berisha zbulon se si Trump do t’i heqë “non-gratën”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se te administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, do të lobojë për të...

Rikthimi i ‘tretë’ i Berishës/ Topi: Një retorikë politike e përzier me halucinacion

Kryedemokrati Sali Berisha pas daljen nga masa e arrestit në shtëpi u shpreh se rikthimi më i suksesshëm i tij do të jetë rikthimi...

Rikthehen reshjet në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet të jetë kryesisht  i vranët e intervale...

Lajme të tjera

Web TV