Lajm i fundit/ Përshkallëzohet protesta! Bllokohet në të dyja anët autostrada Tiranë-Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autostrada Tiranë Durrës është bllokuar nga të dyja anët nga qytetarët që kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Si pasojë janë krijuar radhë të gjata kilometrike.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën por është përplasur me disa prej qytetarëve.

Gjithashtu, dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Lushnjës kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Nga pamjet e siguruara shihen se ata kanë bllokuar rotondon e Plugut, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Lushnjë-Tiranë, pikë kalimi për shumë mjete.

Në ditën e dytë të kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ku disa prej qytetarëve janë shoqëruar nga uniformat blu.

Përveçse në kryeqytet pasditen e sotme protestat janë duke u zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë. Banorët e bashkisë së Devollit, Durrësit, Shkodrës, Sarandës, Fieri, Mirditë që prej orës 17:00 kanë bllokuar disa akse rrugore, ku nuk kanë munguar as konfrontimet me policinë.

Të fundit

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

Lajme të tjera

Web TV