Protestë për çmimin e naftës në Shkodër, qytetarët me pankarta në duar: Unë protestoj se nuk kam lekë për naftë të vi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Shkodrës. Me pankarta në duar ata po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.

Një prej pankartave ka tërhequr vëmendjen ku shkruhet ‘Unë protestoj në Shkodër se nuk kam lekë për naftë të vi në Tiranë’.

“Kur ne jemi bashkë kemi më shumë forcë e vendimmarrje dhe tani është momenti me ngrejt zërin se vetëm duke qenë bashkë ne kemi mundësi me bo oponencë me bo protestë për këtë skamje që këtë Shqipëri tash e ka kaplu. Rritja e çmimeve është problem për një pjesë të madhe, rritja e produkteve të shportës, karburanti na shqetësojnë më tepër, normalisht duhet me çu zanin.

Nga të gjitha marifetet që shpiku njeriu, laku i bukës së gojës ishte ma i forti dhe ne duhet me e hek këtë lak. Nuk mundi ti japin këshilla me menaxhu të ardhurat një populli që jeton me 5 dollarë në ditë. Përkundrazi nëse ai don i japin ne këshilla sesi me e menaxhu. Ky popull duhet me i dhan me kuptu politikës se ashtu siç e voton edhe e rrëzon, asgjë nuk është e përjetshme. Çmimet janë në stratosferë”, thonë qytetarët.

Të fundit

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros,...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Lajme të tjera

Web TV