Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për skenarë të tjera, që do të ishin më të rënda, ajo e mungesës fare të energjisë apo të naftës.
Ai u shpreh i gatshëm të bisedoje me protestuesit, por jo me ata që nuk e lenë të flasë.
“Unë jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të përballem me ulërima kjo është e pavlefshme për mua.
Për fjalim dal me qejfin më të madh, por për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem dhe jo ku të mos lejohem të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit ne do vazhdojmë me përpjekjen tonë në krah të njerëzve të zakonshëm, në krah të atyre që nuk kanë X5, apo Iphon që kushton 1 mije euro për të ndezure dritat e pseudoprotestave.
Edhe në Shqipëri çmimet po bien dhe ne do ta adresojmë dhe do bëjmë transparencë për çmimet që vendosen cdo ditë. Do të hyjë qeveria në bordin dhe askush nuk do të bëjë asnjë spekulim dhe askush nuk mund të nxjerrë një qindarkë. Sot jemi në fillimet e një gjeje që nuk e dimë si do të ndodhë. E vervëta është ilaç, por i hidhur. Kush është gjëja më e rendë, është mungesa fare e naftës dhe energjisë.
Duhet të jemi realistë, këtu të ardhurat janë në dispozicion të njerëzve.”, tha Rama.