Rritja e çmimeve/ Flor Binaj sërish mes protestuesve: Të mendojmë për njëri-tjetrin, të mos reshtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët po protestojnë në shumë qytete të vendit, kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit, teksa shihet se reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ndër protestuesit në kryeqytet ka qenë dhe aktori i humorit Florian Binaj i cili i është bashkuar edhe sot protestës.

Aktori bëri thirrje që protestat të vijojnë, duke shtuar se për 30 vite jemi qeverisur nga të njëjtët njerëz.

“Faleminderit të gjithëve. Sot që flasim ka protesta në çdo qytet. Nafta është mjet jetese, nuk është luks. Ata kanë 30 vite që janë në politikë. Kemi 30 vite që i durojmë. Kur kryeministri i sotshëm ka ardhur në pushtet kam qen 11 vjeç, këtit i mbaron mandate kur të jem 40 vjeç. Ka edhe disa të tjerë që kur ka qenë babai i Bushit në pushtet. Nuk duhet të rreshtim sepse për 30 vite nuk kanë menduar asnjëherë për ne. Duhet të mendojmë ne për njëri-tjetrin”,-tha Binaj.

Të fundit

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një...

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku...

Lajme të tjera

Web TV