Aliebaj dhe Tabaku braktisin Bashën, i kërkojnë dorëheqjen: Nuk mund te jemi parti zyrash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është bashkuar zërave kundër Lulzim Bashës, teksa i ka kërkuar të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Në deklaratën e tij, Alibeaj thkeson se demokratët duhet të jenë më të bashkuar , por PD nuk duhet të qëndrojë e ngjitur ndaj Sali Berishës. Ai shton se përderisa Lulzim Basha u shpreh i hapur për të marrë vendimin më të mirë për PD-në, atëherë duhet të tërhiqet.

“Duhet një substancë bashkimi e sinqertë. PD nuk mund të ngjitet pas Berishës. Basha tha se është i gatshëm të marrë vendimin më të mirë për PD-në

Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 që u keqperdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi.

Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mire, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreni si të doni, emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqerte. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju te bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme.”- deklaroi Alibeaj.

Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Jorida Tabaku, pra 2 mbështetësit e tij kryesor i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV