Sanksionet ndaj Abramovich paralizojnë Chelsean/ Pas ngrirjes së kartave të kreditit klubi mbetet pa para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea nuk është në gjendje të mbushë autobusin e ekipit të tyre në pikën e karburantit pasi llogaritë e tyre bankare u pezulluan përkohësisht.

Blutë po paguajnë çmimin për lidhjet e pronarit Roman Abramovich me presidentin rus Vladimir Putin , i cili është përballur me dënime masive dhe sanksione të rënda për pushtimin e Ukrainës .

Abramovich  një bashkëpunëtor prej kohësh i Putinit – u shtua në listën e individëve të sanksionuar të Mbretërisë së Bashkuar të enjten, duke rezultuar në ngrirjen e aseteve të tij në një lëvizje që ka pasur një ndikim të madh në operacionet e përditshme të Chelseat .

Klubi i Stamford Bridge ka parë që marrëveshja e tyre prej 40 milionë funtesh për sezon me sponsorin e fanellave Three të pezullohet dhe, në një goditje të mëtejshme të premten në mbrëmje, llogaritë e tyre me Barclays u pezulluan përkohësisht në mënyrë që banka të mund të hetojë licencën e tyre speciale sportive.

 

 

Sipas Athletic , kjo do të thotë se Chelsea nuk mund të përdorë kartat e kreditit të kompanisë së tyre, që do të thotë se ata nuk janë në gjendje të kryejnë transaksione të tilla si blerja e karburantit.

Të fundit

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat...

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

Lajme të tjera

Web TV