Një nënë ukrainase është ndjerë e trishtuar dhe e turpëruar për djalin e saj.
Ajo tregon se i biri është një pilot i ushtrisë ruse që bombardon vendin e saj të lindjes.
Ndërkohë që sipas “Daily Mail”, avioni luftarak i djalit të saj, majorit Alexei Golovensky , u qëllua nga ukrainasit disa ditë më parë dhe ai po mbahet rob në Mykolaiv, një qytet në jug të Ukrainës pranë Detit të Zi, qytet ky që është i rrethuar nga rusët.
Teksa ishte duke folur Elena Golovenskaya shpërtheu në lot para kameras, duke zbuluar gjithashtu dhe veprimet e të birit. Nëna u kërkojë falje bashkatdhetarëve të saj pasi djali i saj ndjek urdhrat e presidentit rus Vladimir Putin .
Një video e publikuar nga ushtria ukrainase thotë se një avion luftarak Sukhoi SU-30SM u rrëzua mbi Mykolaiv më 5 mars dhe piloti u arrestua nga autoritetet ukrainase.
Majori rus Alexei Golovensky thuhet se u tha ukrainasve që e mbanin rob se ishte nisur nga Krimea dhe po kryente fluturime zbulimi në emër të forcave ajrore ruse.
Në videon e ngarkuar nga ushtria ukrainase në internet, piloti Golovensky shfaqet i gjunjëzuar në një fushë.