Kolegji i Kryetarëve/ Kapllanaj: Të shkojmë në zgjedhje pa Berishën dhe Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i degës Fier, Agron Kapllanaj tha se dalja e Partisë Demokratike nga kriza do të ishte krijimi i një komisioni, i cili do të drejtonte PD drejt zgjedhjeve.

Ai sqaroi se nëse do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD, në këtë garë nuk duhet të marrin pjesë as Berisha dhe as Basha.

“Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike te flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund te ndryshojë.

Zgjidhja: Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahen më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat foltores të sjellë 5 veta. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën”, u shpreh ai gjatë mbledhjes.

Të fundit

Rama: Shqipëria s’do të marrë refugjatë nga Palestina

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të...

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot. Një 24-vjeçar afgan, i...

Tërmeti me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Një tërmet me mganitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në...

Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit, që do të organizohet...

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet...

Lajme të tjera

Web TV