“Njësoj si Stalini e Lenini”, sa larg do të shkojë Putini?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkulues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre!

Me këtë luftë Putini merr peng popujt e Rusisë: ai i detyron ata të mbajnë pasojat e krimeve të tij. Pasoja, që do të shkojnë përtej fundosjes ekonomike të Rusisë. Rusia kërcënon të bëhet e përjashtuara e kësaj bote. Urrejtja e ukrainasve për çdo gjë ruse do të rritet përditë. Rikthimi në diktaturë, fundi i Rusisë së hapur dhe modernizimit, refuzimi i Europës, të gjitha këto janë pjesë e çmendurisë ideologjike të Putinit. Ai i falet si shenjtëri një “rusizmi” unik dhe kërkon që këtë ta bëjnë edhe të tjerët.

Putini, inkuizitori i madh

Kjo mendësi është e mbrapshtë dhe e kundërta e krishtërimit ortodoks, të cilit i referohet me dëshirë Putini, kur i përshtatet. Zoti biblik në urdhëresat e dekalogut ndal me të parën adhurimin e hyjve të tjerë, dhe i dhuron njeriut lirinë për të bërë mirësi. Pikërisht këtë liri kërkon t’ua rrëmbejë Putini popujve të Rusisë dhe ukrainasve. Dhe i ngjason me këtë inkuizitorit të madh në romanin “Vëllezërit Karamazov” të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit, që në fund akuzon edhe Zotin se ka bërë një gabim. Liria nuk është asgjë për njeriun.

Rusia mund të fitojë lirinë dhe dinjitetin, nëse Putini e humb këtë luftë. Por ky do të ishte fundi politik i Putinit. Pra ai do të bëjë çdo gjë, për të penguar këtë, dhe do të shkallëzojë luftën. Ai mund ta bëjë këtë, sepse e di: Rusia ka armë atomike Ukraina jo. E megjithatë as ai nuk duhet të ndjehet mirë, kur gjithnjë e më shumë ushtarë rusë pyesin, se pse shahen nga ukrainasit si fashistë? Apo pse duhet të luftojnë kundër një populli vëlla?

Lexo edhe :  Norvegjia do ndërtojë rrugën nënujore më të gjatë dhe më të thellë në botë

Ukrainasit nuk i mundojnë konflikte të tilla. Ata mbrojnë vendin e tyre, vatrat e tyre, gratë, fëmijët dhe prindërit e tyre. Me guximin e dëshpërimit, me gatishmërinë për të bërë sakrificën më të madhe, ata ngrihen kundër supremacisë ushtarake të sulmuesve. Davidi ukrainas kundër Goliatit rus.

Një fitore me çmimin e varësisë nga Kina

Por edhe nëse Putini mund t’ia dalë që në negociatat për paqen të shkëpusë një pjesë të Ukrainës: Rusia nuk mund të fitojë paqen e me këtë nuk e fiton as këtë luftë. Këtij vendi i mungojnë mjetet për të pushtuar të gjithë Ukrainën në vazhdimësi. Putini e mbylli derën drejt Europës dhe botës së lirë. Ky vend do të jetë tani i varur nga Kina. Kinezët kanë qenë gjithmonë tregtarë të mirë. Ky popull miliardësh do t’i marrë pasuritë e Siberisë, pavarësisht nëse është naftë, gaz, qymyr, dru apo nikel. Ekonomia në rritje e Kinës ka nevojë për gjithçka, mundësisht sa më lirë. Qytetarët e Rusisë duhet të reflektojnë tani dhe të veprojnë. Si? Miliona ukrainas e tregojnë përditë këtë. /DW

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

Lajme të tjera

Web TV