Ushtarët rusë janë demoralizuar: Qëllojnë veten e tyre me municione ukrainase për të shmangur luftimet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Morali është aq i ulët në mesin e forcave pushtuese ruse sa që ushtarët thuhet se kanë qëlluar veten e tyre në këmbë për të shmangur luftimet duke përdorur municione ukrainase për të bërë të duket se janë goditur nga mbrojtësit.

Trupat ruse thuhet se tani janë demoralizuar në pushtimin, i cili sipas Ukrainës thuhet se iu ka marrë jetën më shumë se 14 mijë trupave ruse. Në një bisedë mes ushtarëve të përgjuar nga media bjelloruse NEXTA, një rus tha:

Ata po qëllojnë mbi ne për 14 ditë. Ne jemi të frikësuar. Ne po vjedhim ushqime, po hyjmë në shtëpi. Ne po vrasim civilë. Oficerët po qëllojnë veten në këmbë për të shkuar në shtëpi. Kufoma ka kudo.

Trupat ruse thuhet se janë demoralizuar nga pushtimi, sipas vlerësimit të fundit nga qeveria ukrainase.

Një tjetër ushtar u dëgjua duke thënë se shokët e tij “po kërkojnë municion ukrainas në mënyrë që të qëllojnë veten në këmbë dhe të shkojnë në spital”. Dezertorët përballen me dënime të ashpra në atdheun e tyre, kështu që përdorimi i armëve dhe municioneve ukrainase mbi veten e tyre u lejon atyre të bëjnë që plagët e tyre të vetëshkaktuara të duken si plagë në fushëbetejë.

Një ushtar që thirri nënën e tij në shtëpi dëgjohet në një audio të përgjuar duke thënë se trupat e zhgënjyer po përdornin plumba 7.62 mm të shkrepura nga armiqtë e tyre në vend të 5.62 plumba të shkrepura nga pushkët e tyre AK-47, shkruan NYPOST.

Një oficer policie ecën në vendin e një bombë që dëmtoi ndërtesat e banimit në Kiev, Ukrainë më 18 mars 2022.

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV