U martua me partneren 53 vite më të re, dalin pamjet e para nga dasma e Berlusconit (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin pamjet e para nga ceremonia martesore e Berluskonit.

Silvio Berlusconi, 85 vjeç dhe Marta Fascina, 32 vjeçe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, mirëpo kjo ceremoni nuk do të ketë asnjë ndryshim ligjor në letra.

Ceremonia u mbajt në Villa Gernetto në Lesmo, në një vend shumë të dashur për Berlusconi-n.

Megjithëse nuk u mbajt në kishë apo nuk u bë asnjë ‘bashkim civil’, kjo ceremoni u cilësua si një festim i dashurisë së tyre.

Të ftuar në dasmën e ish-kryeministrit dhe deputetes ishin rreth 50 persona, të cilët të gjithë kishin kryer paraprakisht testin Covid.

Sipas mediave italiane në ceremoni morën pjesë miq dhe aleatë afatgjatë nga bota e politikës dhe e biznesit.

Marta e cila është deputete e partisë Forza Italia ka jetuar me biznesmenin miliarder për dy vitet e fundit, që kur ai u nda nga e dashura e tij e fundit e re, Francesca Pascale.

Fascina është e diplomuar në Letërsi dhe një karrierë politike e nisur në radhët e Forza Italia, punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano, përpara se të transferohej në Fondacionin Milan.

Për Silvio Berluskonin kjo është martesa e tretë: e para ishte me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, nëna e Marinës dhe Pier Silvio, më pas dasma me Veronica Lario, e cila e bëri atë baba të Barbara, Eleonora dhe Luigi.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV