PD kërkoi moskandidimin e Berishës, vjen reagimi i parë nga grupi i Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas draft-rezolutës së lexuar nga kreu i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, menjëherë pss dorëheqjes së Lulzim Bashës, ku  u kërkonte anëtarëve të grupit të Rithemelimit që të gjenin mekanizmat për mos lejimin e Sali Berishës për të kandiduar për kryetar partie ka ardhur dhe reagimi i Tritan Shehut.

Shehu i cili është anëtar i grupit të Rithemelimit thekson se kjo deklaratë është një konfuzion, duke shtuar se duhet të hiqet dorë nga antivota.

Reagimi:

Po lexoj nje „deklarate“ ne „emer“ te grupit parlamentar!

Por pa u pyetur edhe vete grupi parlamentar!

Nje deklarate qe veçse tregon se paku konfuzionin e atij qe e hartoi.

Te nderuar kolege deputete!

Le te jemi te qarte, Z.Basha sot vecse pranoi te ekzekutoje, nen presionin e antareve te PD dhe votuesve te saj, vendimin per shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit te PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit.

Asgje tjeter, ai qe prej asaj date nuk ishte kryetar.

Ne fakt ai keshtu po liron nje zyre te mbajtur padrejtesisht me ndihmen e shkopinjve dhe “gazit” te Rames.

Sidoqofte ne te gjithe se bashku duhet ta shfrytezojme kete ngjarje, per te cuar ne normalitet PD e grupin e saj parlamentar.

“Deklarata” qe degjova pak me pare nuk ndihmon ne kete drejtim, perkundrazi ajo tingellon si ai “litari” i lene jashte “varrit”, qe synon te na ktheje ne piken fillestare.

Bashkimi i te gjitheve neve, tashme eshte nje realitet qe po ndodh.

Ky proces do te finalizohet duke qene se bashku, duke denuar si staliniste edhe ato “pezullime” e “perjashtime” jo statuore, qe per turp vazhdojne te artikulohen dhe ne kete leter te shperndare.

Lexo edhe :  Ndodh çudia në Kamëz, në oborrin e shkollës “Ibrahim Basha” mbillet misër

Ky normalizim duhet te filloje, ashtu sic po ndodh realisht, nga Grupi Parlamentar, nga ne deputetet, per te reflektuar me tej ne te gjithe PD.

Deklarata te tilla te hedhura me nxitim nga individe, nuk ndihmojne kete proces te desheruar.

Normalizimi kerkon aplikimin e cfare eshte thelbesore ne demokraci:

1-Hapesira per te gjithe ne bashkejetese si te barabarte midis te barabartesh.

2-Njohjen e votes se lire si mekanizmin per zgjedhjet dhe vendimarjet ne PD.

Kush merr mbi vete te drejten per te perjashtuar apo pezulluar koleget, nuk mund te jete demokrat dhe as i sherben demokracise e PD.

Ngjarjet e ketyre muajve te fundit e rikonfirmuan kete te vertete te madhe.

Jane keto rregulla, qe duhet te implementohen menjehere, te mbledhur se bashku per te zgjedhur drejtuesit tane reale, duke filluar nga grupi parlamentar e vazhduar me tej ne te gjithe nivelet e PD…deri ne zgjedhjen e lire te kryetarit tone te ardhshem.

Per te dale perfundimisht keshtu nga kriza ku na ka futur mentaliteti “antivote”, per te mos u perseritur kurre keto ngjarje te renda.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV