Kryemadhi reagon pas dorëheqjes së Bashës: Shpresoj të jetë e vërtetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës, nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryemadhi tha se pas ultimatumit të vendosur nga Grupi Parlamentar i PD-së ky vendim i Bashës ishte i pritshëm, duke shtuar se “shpreson që kjo dorëheqje të jetë e vërtetë”.

“Shpresoj që Basha ta ketë të vërtetë dorëheqjen dhe të mos ketë shkojmë pastaj në gjëra të tjera që e bëjnë pis të gjithë atë që ka ndodhur?”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvaritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD dhe e vetmja zgjidhje ishte të largohej me një konsensus politik ishte dorëheqja direkt pas 6 marsit. Mirëpo, kjo është një çështje që i përket partisë brenda.

Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisja pasi të enjten deputetët e Bashës e kanë bojkotuar dy herë parlamentin kur fliste. Të enjten ishte ultimatumi i tyre që nëse ai do të fliste ata do të largoheshin nga Parlamenti.

Ngrirje, ringritje dhe shkrirje do ketë me të. Ajo që bën përshtypje është nëse e gjithë kjo devotshmëri që ka për godinën dhe vulën ta kishte  për  luftën për Ramën opozita sot do të ishte në pushtet. Interesa të tjera ekonomike financiare, ose shantazhime që mund ti vijnë në mënyrë të njëpasnjëshme janë ato që e bëjnë Bashën ti duhet një post politik që mos krijojë ose të ecë në procedurat që ka për çështjen belge ose me çështjen “Muzin” në SHBA.

Të fundit

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Lajme të tjera

Web TV