“Donaldi është rikthyer tek ish-e fejuara”/ Mesazhi që nxori në pah historinë e vjetër të aktorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej muajsh emrin e Donald Veshajt e shohim të lakuar krah Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt. E kur fansat janë të ndarë e pretendojnë rikthimin e tij me njërën nga vajzat e showbizit, dikush pretendon se ai është rikthyer me ish-të fejuarën, që është e panjohur për publikun.

Blogeri Olti Curri ka marrë një mesazh nga dikush i cili i shkruan se Donaldi është rikthyer te ish- e fejuara e tij në Milano. “Olt, mos të lodhen fansat. Donald Veshaj ndodhet tek ish e fejuara që kanë mbetur “shumë miq” në Milano”, shkruan ndjekësi.

Në rrjetet sociale, Donaldi ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut, Zvicrës dhe Kosovës, por asnjëherë drejt Italisë. Teksa vërtetësia e këtij mesazhi nuk dihet, ai riktheu edhe një herë në vëmendje historinë e vjetër të aktorit.

Para se të bëhej i njohur për mediat, Donaldit thuhet se ka qenë i fejuar me një vajzë për katër vite dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me Bora Zemanin. Ish-e fejuara e tij quhet Sara dhe nuk është personazh publik. Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Designer.

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi ka treguar në një bisedë me Beniadën se ka qenë shpesh në Milano sepse atje jetonte ish- e dashura e tij. Por, nuk ka deklaruar asnjëherë se ka qenë i fejuar.

Të fundit

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me një ceremoni zyrtare ushtarake pas...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Lajme të tjera

Web TV