Inteligjenca ukrainase: Oligarkët ruse po diskutojnë skenarët për të rrëzuar Putin nga pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus.

Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se një njoftim për shtyp është bërë nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore të spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku është njoftuar takimi i oligarkëve, shkruan BalkanWeb.

Ndërkohë Aven ka theksuar se oligarkët rusë janë jashtëzakonisht të mërzitur nga politika e Putinit.

 

 

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe disa biznesmenëve për shkak të luftës në Ukrainë kanë dëmtuar rëndë asetet e miliarderëve rusë.

“Kompanitë e mëdha ruse janë tashmë të gatshme të ndërmarrin hapa radikalë. Disa oligarkë po diskutojnë madje edhe largimin fizik të Putinit”, thanë burimet e inteligjencës.

Të fundit

Taksistët grekë në grevë, bllokojnë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës. Ndryshe...

Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë / Mediat e fshinë brenda 24 orësh, ndarje kulturore

Një shtyrje apo një shpullë. Një klip i shkurtër që do të kishte dominuar lajmet amerikane për ditë të tëra, u transmetua në Francë...

Kush janë deputetët demokratë që do arrestojë SPAK?

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në media se do arrestohen dy deputetë të PD. “Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës...

Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për skandalin e lobimit të LSI...

Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë...

Lajme të tjera

Web TV