Duke iu referuar bisedës së djeshme telefonike mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Papa Françeskut, mediat italiane raportojnë se se qeveria ukrainase ka kërkuar ndërmjetësimin e Papës për t’i dhënë fund luftës. Më konkretisht, presidenti Zelensky gjatë bisedës telefonike theksoi se sa i rëndësishëm do të ishte roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund kësaj sprove të tmerrshme njerëzore.
Që nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, Papa Françesku dhe presidenti ukrainas kanë biseduar tre herë. “Papa theksoi se Selia e Shenjtë po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën”- tha ambasadori i Ukrainës në Vatikan.