Covid-19/Një humbje jete dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë: 1046 testime, 69 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.
Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991
Raste pozitive 273,387
Raste të shëruara 269,399
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 234
Fier 68
Vlorë 66
Gjirokastër 32
Elbasan 19
Berat 16
Shkodër 15
Korçë 10
Kukës 13
Durrës 13
Dibër 6
Lezhë 5

Të fundit

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u...

Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë...

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit...

Erion Veliaj sapo votoi nga burgu! Cilin kandidat durrsak zgjodhi ai?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin...

Pogradec, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

Komisioneri i Partisë Socialiste, i një qendre votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas incidentit- ku mbështetës i PD Luan Tollozhina...

Lajme të tjera

Web TV