I tha se do ta bënte këngëtare dhe abuzoi seksualisht me të/ Ja si vepron Elita Rudi pas skandalit të Gjikos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjiko është duke u përballur me një moment të vështirë në jetën e tij personale. Një denoncim ka mbërritur për reperin, ku veçse për mashtrim, ai akuzohet edhe për përdhunimin e një të miture. Asdren Gjikolli akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mediat kosovare raportojnë se reperi ka mashtruar të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe.

“Front Online” ka siguruar edhe aktakuzën e vitit 2017, ku Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen vetëm 2 vite më pas. Megjithatë, që nga ai moment, jeta ka shkuar krejt normalisht për Gjikon, që është bërë edhe baba i dy fëmijëve. Pas martesës me gazetaren Elita Rudi, erdhi në jetë Zëri dhe Bota, duke qenë një ndër familjet më të pëlqyera dhe të dashura për publikun kosovar dhe atë shqiptar.

Por, duket se dalja në skenë e kësaj historie e ka tronditur këtë martesë. Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon, Elita ka zgjedhur të heshtë, por edhe mos të publikojë asgjë në rrjetet sociale në lidhje me familjen e saj. Teksa mediat po “shpërthejnë” nga ky lajm, moderatorja ka zgjedhur të publikojë në “Instagram” sekretin e dobësimit të saj paslindjes, duke treguar edhe njëherë format që ka.

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV