“Me ty non-grata nuk fiton PD”, Sali Berisha tregon bisedën me Enkelejd Alibeaj: Unë do fitoj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha është sot në një takim me demokratët në Tepelenë. Aty ai ka folur për takimin me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin. Sipas tij, Alibeaj i ka thënë se ai duhet të dorëhiqet, pasi PD nuk fiton kurrë me një person non-grata.

Mirëpo, për këtë, ai i është drejtuar demokratëve se PD me në krye Sali Berishën do fitojë.

Berisha ka thënë:

Megjithatë selia po hapet për gjithë demokratët, shtëpia jonë atje është. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë ju garantoj se kjo frymë është edhe në qendër. Para se të bëja një prononcim në seli takova palën ndryshe, këto fjalë u thashë. Por në dialogun që pata me zotin Alibeaj më thotë se me ty non-grata nuk fiton PD. Mirë i thashë unë, i them shiko edhe në 97-n nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim ja që u fitua, erdhi 2005-sa dhe demokratët ja dolën të ndryshojnë Shqipërinë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Por PD me në krye Sali Berishën, fiton.

Ai u shpreh gjithashtu se nëse PD-ja nën drejtimin e tij do të humbasë zgjedhjet e ardhshme lokale, do të dalë sërish në bazë për të kërkuar votëbesimin e anëtarësisë dhe do të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbjet zgjedhjet e përgjithshme.

 

 

“Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. Nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen”, tha më tej Berisha.

Të fundit

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shprehet e...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Lajme të tjera

Web TV