OSBE 25 vjet në Shqipëri, Xhaçka: Një çerek shekulli evoluim nga anarkia e ’97, sot një vend i transformuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar 25-vjetorin e pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Ajo e cilësoi këtë çerekshekulli si një evoluim nga anarkia e vitit 1997, ndërsa shtoi se sot jemi një vend që ka mbajtur një kryesi të suksesshme të OSBE.

Ministrja mes rreshtave të postimit të saj ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj OSBE dhe rolit të saj në transformimin e Shqipërisë.

“25 vjet nga OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së .

Shqipëria i është mirënjohëse OSBE-së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.

Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria.”, shkruan Xhaçka.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV