Paralajmërimi për karburantet: Edhe për 1 muaj e gjysmë do ketë ulje-ngritje të forta çmimesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luigj Aliaj, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open, se ngritja dhe ulja e çmimit të karburanteve ka ardhur si pasojë e bursës.

Aliaj paralajmëroi se edhe për 1 muaj e gjysmë do ketë ulje-ngritje të forta çmimesh.

Ai shprehet se çmimin nuk e ngritën e as e ulën protestat, duke shtuar se vendoset nga tregu.

“Çmimin s’e ngritën e as e ulën protestat. Siç është ngrit nga tregu, ashtu është ngritur dhe këtu. Nuk e ka ul bordin çmimin, nuk ka si e bën. Për 3 javë, ky treg ka shitur me humbje. Sepse nuk mund të linim tregun bosh. Nafta ka rënë 900 dollarë e sot që flasim, është 1240 dollarë toni. Ngritja dhe ulja ka ardhur si pasojë e bursës. Nuk është bërë as nga protestat e as nga qeveria,” tha Aliaj.

Të fundit

Igli Tare flet si kuqezi: Xhaxhallarët ishin me këtë ekip, kthejmë lavdinë

Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. "Bjondi" shqiptar ka një...

Treni “Rama”, dhe karroca “Berisha”

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim...

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi...

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e...

Çfarë kanë në tru njerëzit e pushtetshëm?

Vuajtja nga çrregullime psikike mund t’i bëjë liderët më të përshtatshëm për të qeverisur. Fjalë e psikiatrit Nassir Ghaemi, i cili “ul në divan”...

Lajme të tjera

Web TV