Presidenti i ri, PS nuk di me kë të negociojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca qeverisëse ka nisur punën për të diskutuar mbi kandidaturën konsensuale për kreun e ri të shtetit, por nuk “di” se me cilën pjesë të opozitës duhet të flasë. Kryetari i Grupit të PS-së Taulant Balla tha se është mandatuar së bashku me Spiropalin dhe Gjinurin për të diskutuar me grupet parlamentare, për të zgjedhur një President mbi palët.

Presidenti Ilir Meta arriti që të fitonte në Gjykatën Kushtetuese të drejtën për ta çuar deri në fund mandatin e tij, por korrijku po afron dhe kushteta e përcakton edhe kohë kur do nisin konsultimet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mazhoranca qeverisëse po bëhet gati për të zgjedhjur Presidentin e ri që do të jetë mbi palët. Të paktën kështu është shprehur Taluant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së. Me interes është çështja e negociatave pasi në raundet e para do të tentohet që të gjidhet një president konsensual. Për këtë nevojitet konsultimi me përfaqësues të opozitës, por situata është ende e paqartë në kampin e PD-së, ku ka një ndarje të qartë mes mbështetësve të Berishës dhe atyre që kanë mbetur nga grupimi i Bashës.

Balla theksoi se një tjetër sfidë është zgjedhja e presidentit dhe janë kërkuar që deputetët të sjellin kandidaturat më të përshtatshme.

“Çdo deputet i PS gjatë gjithë fundjavës duhet të jetë prezent në territor për të marrë vendime që lidhen me angazhimin e deputetëve. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron drita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces”, tha Taulant Balla para gazetarëve. Ai tha se sëbashku Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropali të negocionojnë me grupet e tjera parlamentare. “Ky proces duhet të jetë i hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, që të kemi gati ato që mund të jenë kandidatura të mundshme për t’u mbështetur më pas me firmat”, tha Balla.

Balla ironizon Metën

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se Shqipëria në vitin 2022 do të ketë një president të zgjedhur mbi palët, duke shigjetuar kështu kryetarin e shtetit, Ilir Meta. Në një dalje për mediat Balla tha se Shqipëria padyshim që do të ketë një presidenti më të mirë se Meta. “Këtu po flas në cilësinë time si kryetar i grupit të PS, Shqipëroi sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal. Natyrshëm që s’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve. Ishte mes palëve, të palëve të opozitës. Ajo që na duhet ne është që Shqipëria të zgjedhë një president që të jetë diametralisht i kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shpresoj që Shqipëria të ketë një president/presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm se ai që kemi”, tha ai.

Lexo edhe :  Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Duke u pyetur për faktin se kë njihte PS si kryetar të PD-së, Balla tha: “Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka një grup që quhet grupi i Rithemelimit.

Isha i kujdesshëm në atë që thashë. Grupet parlamentare janë ato që ju dini. Se çfarë ndodh brenda grupeve parlamentare, e dinë vetë ata. Rruga evropianë e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagen kanë përcaktuar se kanë nevoje për dialog. PS në rrugën e vetë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. PS po vendos standarde në mënyrën e konsultimit. Konsultimi për aq sa kohë presidenti zgjidhet nga parlamenti, konsultimet ndodhin në parlament. U zhvillua mbledhja e grupit parlamentar, me prezencë të Ramës. Ajo që dua të them është se ne jemi sot në kohën e duhur, për të iniciuar edhe në aspektin e kalendarit të Kuvendit, një proces që do e quaja të rëndësishëm. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i pastër. Për të mos qenë një proces kulisash, të gjithë janë të mirëseardhur. Grupi që ka marrë këtë detyrë do të përfaqësojë këtë proces, që të arrijmë një proces të saktë dhe rigoroz”.

Kreu i Shtetit/ Gjiknuri: Do të donim një President që di të qëndrojë mbi palët

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka komentuar dhe procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Gjiknuri deklaroi se PS do të dëshironte një president që di të qëndrojë mbi palët, ndryshe nga ai aktuali që është mirëfilli partiak dhe me axhendë politike. “Patjetër ne kemi filluar që të bëjmë një lloj hulumtimi paraprak, sesi do të zhvillohet ky proces. I takon Kuvendit dhe ky proces zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do të donim një president që të ishte antipodi i asaj që ka qenë vitet e fundit. Kemi pasur një presidenti mirëfilli partiak me axhendë politike, me plan se çfarë do të bënte në ditët që do të mbaronte Presidentin apo e kthehu Presidencën në një instrument politik të opozitës, pra në dobi të opozitës apo në funksion të planeve të opozitës. Ne nuk do donim këtë gjë. Ne do të donim një president që di të qëndrojë mbi palët. Shqipëria në të kaluarën ka pasur shembuj të mirë ku presidentët kanë qëndruar mbi palët pavarësisht nga fakti se si janë propozuar apo kush forcë e ka dhënë mbështetjen. Mendoj se ky proces këtë duhet të synojë”, u shpreh Gjiknuri. Ai nënvizoi se edhe pse PS i ka të gjitha votat e nevojshme për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, mazhoranca do të dëshironte të kishte një figurë që përfaqësonte një spektër më të gjerë. “PS do të bëjë gjithçka. Natyrshëm ne i kemi votat për të zgjedhur këdo sepse sipas Kushtetutës në fund Presidenti mund të zgjidhet dhe me 71 vota, por ne do të donim që të kishim një figurë që përfaqësonte një spektër më të gjerë se PS, jo në kuptimin politik, por në kuptimin e besimit që duhet të kenë të gjithë aktorët tek figura e presidentit. Kështu që në ditët në vijim ne do të kemi më shumë informacion kur dhe të përcaktohet qartë kalendari I grupit parlamentar dhe kalendari i Kuvendit në lidhje me këtë çështje e cila nga mesi i prillit do të fillojë të materializohet”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Të fundit

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”/ Gogu i kujton Berishës “21 janarin”

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut...

Kuvendi kthehet në ring, Noka hipën mbi tavolinë dhe godet me bidon uji ministrin Balla

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët...

Sherr me thika në një shkollë të mesme në Mat, plagoset 17-vjeçari

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e së enjtes në një shkollë të mesme në Mat. Policia tha...

Plas keq në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantallonave dhe tenton të godasë Ballën

Vijojnë tensionet dhe debatet në seancën e Kuvendit... Partia Demokratike ka tentuar të bllokojë foltoren gjatë seancës së sotme plenare, teksa ka marrë fjalën ministri...

“Flamuri ynë, në 2030 krah atyre të BE”/ Rama: Një hap më shumë drejt Integrimit Europian

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së Integrimit Europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më...

Lajme të tjera

Web TV