Gjysmë lakuriq, i plagosur dhe me pranga në duar, ja momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të personit të shumëkërkuar Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier.

Sic shihet edhe nga pamjet, Dumani ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat, ndërsa ishte i plagosur.

Fill pas arrestimit, Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Traumës në Tiranë.

Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

 

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.

 

Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV