Akuzat për Alqi Bllakon/ Balla-Berishës: Të flasësh ti për ndershmëri, është njësoj sikur djalli të citojë Biblën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzat që ky i fundit hodhi ndaj qeverisë pas arrestimit të Alqi Bllakos.

Nga Foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se të dëgjosh Berishën që flet për ndershmërinë, është njësoj sikur të dëgjosh djallin që flet për Biblën.

Balla i bën thirrje Partisë Demokratike që të mos bëhet streha dhe bunkeri i komunistit të fundit në Shqipëri.

“Parafolësi është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur non-grata. Të dëgjosh parafolësin të bëjë moral ndershmërie, është sikur të dëgjosh djallin që flet për Biblën. Sikur djalli të flasë për besimin, njësoj sikur të dëgjosh Saliun për ndershmërinë. Sygjerimi im për PD-në është që të mos e shndërroni partinë në strehimin e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e korrupsioni dhe komunizmit në Shqipëri. Duroni pak për të vërtetat e mëdha. Do ju kërkoja miqësisht, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha do tregojë se sa të drejtë ka SHBA dhe për ata që ende nuk e dinë. Në faqen e DASH mund të shohësh krizën tënde Tritan, se në cilën listë, dhe me kë është Saliu përbri. Shikoni pak në Amerikën e Jugut, në Afrikë dhe Rusi. Po qe në rajon, homologu i tij është vetëm Milorad Dodik. Ti Tritan më kupton mirë kur flas për prezencën e Berishës në listën e non-gratës” – tha Balla.

Të fundit

Zyrtare: Bayern kampion, Harry Kane fiton trofeun e parë në karrierë

Bayern Munich feston nga "divani" titullin kampion të Bundesligës, të 34-tin në histori. Bavarezët barazuan 3-3 të shtunën me...

Rama sulmon Shehajn: “Ai është ballist, por kur je mes bufit dhe kënetës…”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe partitë e reja në garën elektorale, duke i cilësuar si forca që s’kanë asgjë tjetër veç moshës të...

Kosovë, vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma...

Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit të trofeut, ndërsa po ruan...

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç. Klevis Ndreca ka qenë në...

Lajme të tjera

Web TV