Arrestimi nga SPAK/ Bllako dorëzon mandatin, Rama: Faji është individual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama komentoi kërkesën e SPAK mbi arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar si “përgjegjësi individuale”. Nga ana tjetër, vetë Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, çka e bëri të pavlefshme mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Çfarë pritet të ndodhë me deputetin dhe rruga drejt qelive që po trazon mazhorancën.

 

Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka dërguar në Kuvend kërkesën e tij për të hequr dorë nga mandati dhe ti dorëzohet kështu drejtësisë. Pasi Alqi Bllako dorëzoi letrën ku kërkon dorëheqjen nga posti i deputetit, Kuvendi ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Alqi Bllako dorëzoi zyrtarisht letrën për dorëheqjen e tij nga posti i deputetit të Partisë Socialiste. Në letër, Ballko shkruan se ka vendosur të jetë në dispozicion të drejtësise i bindur se pafajësia e tij do të vërtetohet. “Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia ime, integriteti dhe ndershmëria në detyrën e ushtruar me këtë akt personal vihem në dispozicion të drejtësisë duke gjykuar t’i hap rrugën të pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, shkruan Bllako. Këtë ai e kishte njoftuar edhe një ditë më herët me anë të një postimi në Facebook. Dorëheqja e Bllakos vjen menjëherë pasi SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i lejohet arrestimi i tij për çështjen e inceneratorëve. Po dje, Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së, ku pas një ore diskutimesh preferoi të dilte vetë para medias, dukshëm në tension. Duke iu referuar urdhër-arrestit të deputetit të tij Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion në aferën e inceneratorëve tha se për cilindo përgjegjësia është personale dhe për këtë duhet të përgjigjen në gjykatë. Ai tha për ish-deputetin Alqi Bllako, për të cilin është kërkuar arrestimi, se do të përgjigjet para ligjit dhe deri në momentin që drejtësia të vendosi, ai prezumohet i pafajshëm. ”Nuk ka përgjegjësi kolektive, zgjedhjet e njerëzve në jetë me të cilët vendos të lidhësh jetën, të bësh një rrugë të caktuar në punë, zgjedhjet e njerëzve bazohen në një sërë arsyesh dhe kriteresh që nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës. Nëse i zgjedhuri prej tij, në një moment të caktuar shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë krejtësisht të ndara. Sot që flasim, përgjigja ime është një përgjigje në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet nuk e caktoni as ju e as unë, e cakton drejtësia”-tha Rama. Më tej kreu i qeverisë vleresoi reformimin e drejtësisë që sipas tij ka ndryshuar gjithçka në përballjen përpara ligjit, kushdoqoftë individi. “Ajo që unë di të them është që sot është një Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditen që cilidoqoftë nga shumica, pakica, kërkohet nga drejtësia të përgjigjet. Nuk i komentoj vendimet e SPAK, për një arsye themelore, sepse për mua, përtej pjesës njerëzore qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vazhdojë përpara e pa penguar nga forca garantë. Mund të ketë momente jo fatlume, vendime shumë të diskutueshme, këto janë të natyrshme në një proces zgjimi, pas 500 vitesh padrejtësi, në këtë vend s’ka pasur drejtësi. Kjo është arsyeja se përse ju bini në kurthin e të qenit të padrejtë”, tha Rama. Gjithashtu kreu i qeverisë la të kuptohej se në një kohë të afërt nuk do të ketë ndryshime në kabinet pasi sipas tij nuk konsiderohet e nevojshme.

Lexo edhe :  Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

 

Reagimi i PD për mbledhjen e Këshillit

 

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për socialistin Alqi Bllako, pas anulimit të takimit të përcaktuar të mbahej ditën e djeshme. Deputetët firmëtarë janë Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj. “Më mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullors së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin ditën e mërkurë, datë 30/03/2022 ora 18:00 për të shqyrtuar kërkeën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën nr. 1274 prot… date 29.03.2022, për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit te Kuvendit të Shqipërisë z. Alqi Bllako, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar”, thuhet në deklaratë.

 

 

Inceneratorët

Eksperti ligjor i PD-së: Përgjegjës edhe Ëngjëll Agaçi

 

Eksperti Ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, deklaroi gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, se përfshirja e Alqi Bllakos në inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës është prova e qartë se nuk ka tre çështje të ndara por një aferë të vetme ku janë përfshirë të njëjtët funksionarë publik dhe kompani private. Parcializimi i çështjeve sipas Logut nuk e ndihmon të vërtetën por e pengon atë. “Le të marrim rastin e deputetit Alqi Bllako, aty është folur se cilat janë përgjegjësitë e tij në inceneratorin e Fierit, por nuk është folur për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës. Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk janë çështje të ndara, janë një çështje e vetme ku janë përfshirë të njëjtët persona. Përfshirja e zotit Bllaku është prova e qartë që kemi të bëjmë me një dosje të vetme. Parcializimi i çështje jo vetëm që nuk mund ta ndihmojë të vërtetën, por mund ta pengojë atë”, tha Logu. Gjatë fjalës së tij Logu, theksoi se hetimet e deritanishme të SPAK tregojnë përfshirjen në aferën e inceneratorëve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i cili nuk ka ushtruar detyrën që i jep ligjit për të kontrolluar ligjshmërinë e akteve që paraqiten për miratim në Këshillin e Ministrave. “Në Këshillin e Ministrave Sekretari i Përgjithshëm sipas ligjit 9000 të 2003-shin ka disa detyra specifika ndër të cilat është kontrolli i ligjshmërisë i atyre akteve që i paraqiten për miratim Këshillit të Ministrave. Këtë detyrë e ka patur Ëngjëll Agaçi dhe tashmë SPAK-u e ka provuar që ai nuk e ka ushtruar detyrën që i është ngarkuar”, shtoi ai.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

A u frymëzuan nazistët nga teoritë e Rudolf Steiner?

Rudolf Steiner, i njohur për shumicën si themeluesi i metodës arsimore Waldorf, në studimet e tij u zhyt në debatin...

Gruaja që mposhti paragjykimet për të rritur fëmijët, punon lavazhiere krah bashkëshortit

“Nuk e kam për turp dhe nuk më intereson se ca thonë të tjerët”. Aleksa, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të punonte...

Raportimi në KLP, Altin Dumani liston pesë problematikat e SPAK

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Përveç sukseseve të...

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe ndërton rrjeta me një formë tipike "labirinti" ,...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

Lajme të tjera

Web TV