Reagon për herë të parë gruaja e deputetit britanik: Është shtruar në spital psikiatrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti konservator, David Warburton, është vendosur në hetim parlamentar pasi akuzohet për abuzim seksual dhe i është publikuar një foto duke konsumuar kokainë. Mësohet prej gruas së tij, se deputeti është shtruar në një spital psikiatrik, pasi ndodhet në gjendje të rëndë emocionalisht.
Një seri e detajuar imazhesh, regjistrimesh audio dhe mesazhesh dolën mbrëmë që e implikonin atë në ngacmim seksual dhe drogë. Gratë që bënë ankesën, kanë thënë se kishin frikë t’i afroheshin zyrës së deputetit, për shkak të frikës se ai do i ngacmonte.

E përditshmja “The Guardian” ka raportuar se akuzat ndaj 56-vjeçarit, po shqyrtohen nga Skema e Pavarur e Ankesave të Parlamentit (ICGS).

Ndërkaq, fotografia e Ëarburton, ku dyshohet se ai është duke pirë kokainë u publikua nga “Sunday Times”.
Fotografia thuhet se daton nga shkurti dhe pretendohet se është marrë nga shtëpia e një gruaje të cilën deputeti e ka njohur nga kontaktet me politikën.

Warburton është prind i dy fëmijëve, ndërkohë gruaja e përfshirë pretendoi se kishte qenë e dehur dhe tha se u largua në dhomën e saj të gjumit, por ai “e ndoqi dhe iu fut në shtrat nudo”.

Deputeti është kontaktuar nga gazetarët e “The Time” dhe tha se nuk mund të komentojë për momentin.

 

 

“Kam sasi të mëdha mbrojtjeje, por fatkeqësisht mënyra se si funksionojnë gjërat do të thotë që nuk del e para. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Skema e Pavarur e Ankesave dhe Ankesave. Më vjen keq, nuk mund të komentoj më,” tha ai.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV