Dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe partneres së tij miliardere, ç’duhet të dini për ceremoninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brooklyn Beckham ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore me bashkëshorten e tij të ardhshme miliardere, Nicola Peltz.

Pasuria e çiftit Victoria dhe David Beckham raportohet se kap shifrat e 380 milion paundëve, ndërsa ajo e babait financier të Peltz, është vlerësuar 1.3 miliard paund.

Lajmet vijnë ndërsa çifti përgatitet për ceremoninë dhe festën që do zhvillohet të shtunën në rezidencën e familjes Peltz në Palm Beach. Mësohet se organizimi i martesës së çiftit ka kushtuar rreth 3 milionë paund.

David dhe Victoria kanë mbërritur në Miami së bashku me anëtarët e familjes, përfshirë vajzën Harper dhe mbesën e saj, Libby Adams.

Pavarësisht se vjehrra e saj është dizenjuese dhe ka njohuri mbi modën, 27-vjeçarja zgjodhi stilisten Leslie Fremar për fustanin e dasmës.

Pritet që emra të famshëm si Gordon Ramsay, aktorja Eva Longoria dhe ish-futbollisti Phil Neville të marrin pjesë në ceremoni. Gjithashtu ish anëtaret e grupit të Spice Girls, Melanie Broën dhe Mel B kanë konfirmuar se do të shkojnë.

Kumbari i Brooklyn, Sir Elton John do të mungojë për shkak të riprogramimit të turneut të tij Yelloë Brick Road, por kumbari i tij tjetër, Dave Gardner, do të jetë aty.

Ka pasur gjithashtu raportime se legjenda e futbollit amerikan Tom Brady do të jetë në mesin e të ftuarve, ndoshta me gruan e tij, supermodelen Gisele Bündchen.

Ndërkohë ka spekulime se Duka dhe Dukesha e Sussex mund të marrin pjesë. Vëllezërit e Brooklyn, Romeo dhe Cruz, do të jenë shoqëruesit e dhëndrit, ndërsa Harper do të jetë shoqëruese e nuses.

Gjyshja e Peltz nga nëna do të jetë shoqëruesja e saj e nderit.

Dasma do të bëhet në shtëpinë e plazhit të familjes Peltz, me vlerë 76 milionë paund dhe sipërfaqe 44/000 metra katrorë.

Lexo edhe :  Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Nelson dhe gruaja e tij Claudia gjithashtu kanë një rezidencë me 27 dhoma gjumi pranë New York.

Brooklyn dhe Miss Peltz u takuan në vitin 2017 dhe u lidhën në 2019-ën.

Teksa njoftoi fejesën e tyre në Instagram në korrik 2020, Brooklyn shkroi: “Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha po. Unë jam njeriu më me fat në botë.”

Ndërsa Peltz shkroi: “Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës sime pranë teje. Dashuria juaj është dhurata më e çmuar.”

Të fundit

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Lajme të tjera

Web TV