Iljaz Çali humbi jetën nga dy plumba, policia gjeti në makinë lekë dhe një sufllaqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Kontakti i fundit i 37-vjeçarit Iljaz alias Jurgen Çali të vrarë dy ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ka qënë vëllai i tij, Zeqir Çali.

Të dy vëllezërit kanë konsumuar kafe së bashku në një nga zonat ku banon Zeqiri në Tiranë dhe mandej janë ndarë nga njëri-tjetri. Ndërsa nga verifikimi i kamerave që policia e Tiranës ka kryer, rezulton se viktima para se të shkonte në banesën e tij në fshatin Rinas i Ri, është kthyer në një sufllaqeri që ndodhet në rrugën e Elbasanit, duke blerë një sufllaqe. Ky produkt është gjetur nga policia brenda në makinën tip “Land Rover”, ku ndodheshin edhe 47 mijë lekë të vjetra. Nga kontrolli fizik i viktimës Iljaz Çali dhe brenda në makinën e tij, policia nuk gjeti asnjë send të paligjshëm, qoftë armë zjarri, thikë apo lëndë narkotike. Ndërsa nga kçyrja e trupit, rezultoi se viktima është goditur me dy plumba automatiku, duke marë dëmtime të rënda në bark dhe në pjesën e qafës.

Deri në këto momente kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja, policia e Tiranë vetëm ka shoqëruar disa persona të rrethit familjar dhe ata me të cilët Iljaz Çali, bënte biznes në fushën e Kromit në Bulqizë. I pari që është marë në pyetje, ka qënë vëllai i viktimës Zeqir Çali, i cili ka treguar se së bashku me vëllain prej vitit 2011, nxirnin krom në minierën e Bulqizës. Për shkak të këtij biznesi, ata i kishin shitur një sasi prej 2400 tonë një tjetër personi që meret me tregtinë e kromit dhe që sipas Zeqirit, quhet Rrahim Dedja. Sipas vëllait, Iljaz Çali dhe vetë ai kanë pasur konflikt prej 3 vitesh me Rrahim Dedjan, pasi ky i fundit nuk i ka shlyer një shumë financiare prej 1 milion dollarë, shifër kjo që përbënte dhe vlerën e 2400 tonë krom.

Lexo edhe :  Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, jepen dënimet

I vëllai i të ndjerit shton se herë pas here kanë pasur debate për punën e mospagesës nga ana e Rrahim Dedjas, debate që janë shoqëruar me kallëzime dhe në polici. Po kështu kohët e fundit, kanë pasur debate edhe me personin tjetër me incialet I.C, i cili edhe ky ka një galeri kromi në Bulqizë. Zeqir Çali, ka treguar këto dy emra që mund të fshihen pas vrasjes së vëllait të tij. Të dy këta persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës, duke u marë gjatë në pyetje. Personat e përmendur në dëshminë e Zeqirit, kanë pranuar se kanë pasur debate por kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike se kanë organizuar atentatin e vrasjes së Iljaz Çalit.

Ky i fundit në vitin 2016 është shpallur në kërkim policor, pasi në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 618 rrënjë kanabis stativa. Iljaz Çali, njihet në zonën e Fushë-Krujës, si kultivues i lëndëve narkotike. Ndërsa për kapjen e fidanëve në vitin 2016 ai nuk është proceduar pasi ndodhej në Itali. Kohët e fundit Çali, kishte hequr dorë nga droga duke ju futur biznesit të Kromit dhe besimit në fenë islame. Madje për shkak të besimit që ai përfaqësonte dhe besnikërisë së tij,ai kishte ndërtuar dhe një xhami në fshatin Rinas i Ri, që ndodhet në zonën e Vorës.

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV