“Më jepni Amir Khan’/ Promotori i Markut nënvlerëson boksierin shqiptar: Duhet të përmirësohet më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfida e shumëpritur mes boksierit shqiptar Florian Marku dhe britanikut Amir Khan nuk do të zhvillohet, të paktën së shpejt.

Pasi Marku fitoi kundër Chris Jenkis lëshoi menjëherë sfidën: “Më jepni Amir Khan, do ta mund!” Ideja ishte që kjo përballje boksi të zhvillohej në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’, por shpresat kanë marrë shpejt fund sipas promotorit të Markut Ben Shalom.

Por kush është Amir Khan? Aktualisht në moshën 35-vjeçare, ai ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin ËBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Por nëse fillimisht promotori Ben Shalom dha lajme të mira për organizimin e duelit Marku-Khan në Tiranë, së fundmi ai ka lënë të kuptohet se për momentin kjo ndeshje është e vështirë për t’u realizuar.

“Për mua një ndeshje e tillë aktualisht nuk është e mundshme. Marku po ecën me ritme të mira, por duhet të përmirësohet akoma më shumë. Shanset për këtë duel për momentin janë të pakta. Madje, kam edhe kritika për Markun, pasi në raundin e tretë u vendos në shumë vështirësi nga Jenkins. Për një ndeshje me Khan duhet të piqen të gjitha kushtet. Gjithsesi, të shikojmë se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Aktualisht një përballje reale mund të them se është një duel i mundshëm kundër Chris Kongos”, deklaroi promotori Ben Shalom.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV