Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Balla dhe Kim ndodhen në Kryesinë e Kuvendit.
Sakaq, një ditë më parë kryediplomatja amerikane takoi kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Ndërkohë, që solli edhe njëherë debate të forta në radhët e kampit blu.
Yuri Kim e quajti Alibeajn, kryetarin e Komanduar të PD, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit.
Ky komision ka marrë kontrollin në selinë blu, pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit në thirrur nga Sali Berisha me firmat e anëtarëve.