Biznesmeni gay në mbrojtje të Yuri Kim: Ju që e kritikoni jeni katundarë, injoranca juaj nuk ka kurim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni gay Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në SHBA, ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative që janë bërë në rrjetet sociale kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Ilirjani ka sulmuar në postimet e tij disa gazetarë, analistë, politikanë dhe artistë që kanë bërë deklarata të ashpra për Yuri Kim.

“Me shqetësim të madh dhe herë herë me inat kam përcjellë deklaratat e disa shqiptarëve me urrejtje kundër SHBA dhe shkëlqesisë së saj, ambasadores së SHBA-së në Tiranë! Janë disa gazetarë, analistë, politikanë, artistuca etj. Të gjitha këto deklarata në mbrojtje të dikujt që është ‘non grata’”, shkruan Ilirjani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri dhe shqiptari dhe as Kosovë të pavarur”, thotë më tej biznesmeni.

“Shfletoni historinë e 100 viteve të fundit! Nëse SHBA largohet nga Shqipëria ju zogj të zhurmshëm do duhet të mësoni serbisht, greqisht, bullgarisht dhe rusisht si gjuhë të dytë. Këtë dëshironi ju? Por nuk e dëshiron shumica absolute e shqiptarëve. Ju jeni verbuar nga interesa korrupsioni, inati personal për ndonjë vizë të refuzuar dhe katundarie që fatkeqësisht vazhdoni ta mbani në ballin tuaj”.

“Atdhetarucë të shtirur! Injoranca juaj nuk ka kurim!”– përfundon biznesmeni gay reagimin e tij.

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV