Vuçiç i përulur ndaj Putinit, zbulon detaje të bisedës me të: Nuk pranoj ta quaj Hitler

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili javën e kaluar triumfoi në zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka pasur një bisedë telefonike të mërkurën me Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren. E Vuçiç që mban një relacion nënshtrues ndaj shefit të Kremlinit që po bën luftë në Ukrainë, ka dhënë detaje për këtë bisedë gjatë një interviste në televizionin publik mbrëmë.

“Ai ishte shumë fair. Po ju jap një detaje nga biseda. Folëm për të gjitha, për gazin, naftën, NIS’in Biseda ishte e mirë dhe korrekte. Ne njihemi prej kohësh dhe nuk mund dhe nuk do ta pranoj qasjen, që ai quhet Hitler dhe i çmendur” ka thënë Vuçiç.

“Ai nuk është i çmendur, as nuk vepron në mënyrë histerike. Ai foli shumë qëndrueshëm, qetë dhe në mënyrë racionale në bisedën me mua. Arritëm pajtueshmëri të rëndësishme dhe kjo është shumë me rëndësi për Serbinë. Ai donte të më informonte për situatën në Ukrainë dhe për Buçën, planet… Ai tha se gjithçka po shkon sipas planeve të tij. I thashë se nuk kishte pse të ma thoshte këtë, sepse unë jam president i një vendi të vogël që nuk mund të përcaktojë fatin e botës dhe që kërkon të largohet nga gjithçka, të shpëtojë një vend të sulmuar që di çfarë është lufta dhe sanksionet janë. Putini më tha se bisedon edhe me përfaqësues të vendeve edhe më të vogla, madje ai dha një shembull. Ai gjithashtu ka thënë se ka një marrëdhënie të veçantë me popullin serb” shtoi Vuçiç.

Shefi i shtetit serb ka thënë se Putinit ia ka përsëritur konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë./Express

Të fundit

Ose ‘berishizmi’ largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

Shqipëria nuk duhet të presë ditën e vdekjes së kryetarit të Partisë Demokratike, që të mobilizohet për të ndërtuar...

PS merr kryesimin dhe me votën e Diasporës! Ja si renditen partitë e tjera

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës, teksa aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritur, janë numëruar 4261 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS...

OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR paraqiti sot konkluzionet paraprake mbi zgjedhjet vendore të 11 majit në një konferencë për mediat në Tiranë. Shefi i...

Justin Bieber flet për gjendjen e tij: Bëj gjëra për të lënduar të tjerët

Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë “gjëra që kanë lënduar të tjerët”. “Vazhdoj të bëj dhe...

35-vjeçarja braktis djalin e mitur në Policinë e Gjirokastrës, nis hetimi

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur djalin e saj të mitur brenda në ambientet e Komisariatit...

Lajme të tjera

Web TV