“Kemi rënë në gjumë”, Bledi Çuçi “thumbon” Ulsi Manjën: Mu duke si anëtar i “Rithemelimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, nga foltorja e Kongresit të PS, i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me situatën aktuale të partisë me strukturat në terren. Sipas Ulsi Manjas partia ka rënë në gjumë në terren dhe gjithçka e pret nga Edi Rama, ndërsa Çuçi u shprehe se me këtë fjali Ulsi Manja iu duk si anëtar i “Rithemelimit” .

Sipas Çuçit në Dibër strukturat e PS thuajse nuk janë ekzistente, por sipas tij në qytete të tjera situata është ndryshe. Si shembull ai solli Beratin ku u shpreh se strukturat në këtë qytete funksionojnë më së miri.

“Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoje një anëtar të Rithemelimit. Dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt edhe ka të drejtë edhe nuk ka të drejtë.  Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundër me Dibrën.” tha Ministri Cuci.

Të fundit

Dash Shehi sulmon Ramën: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi...

E frikshme? Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se...

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat...

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje". Eshtë një...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV