Reshjet “shpëtojnë” Fierzën: Rritet kuota, arrin në 270,6 metra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet  intensive të shiut kanë përmirësuar kuotat në kaskadën e Drinit. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare tregojnë se vetëm në 3 ditë niveli i ujit ka pësuar një rritje me të paktën 4 metra.

Aktualisht në Fierzë niveli ka arritur në 270,6 metra e cila është një kuotë pranë mesatares historike të viteve të fundit. Edhe në Koman niveli është përmirësuar duke arritur në 173 metra ndërsa Vau i dejës 74 metra.Edhe prurjet vijojnë që të shtohen si pasojë e reshjeve por edhe nisjes së shkrirjes së borës nga rritja e temperaturave. Për të krijuar rezervë energjitike Korporata Elektro- Energjitike ka ndërprerë prodhimin e energjisë në Fierzë dhe aktualisht po prodhon vetëm në Koman dhe në Vaun e Dejës.

Në total në vend po prodhohet 5.469 MWh energji elektrike ndërkohë që pjesa tjetër për të cilën ka nevojë vendi po importohet.

Aktualisht çmimi i energjisë në bursë ka pësuar një trajektore të lehtë rënëse.

Reshjet e shiut  parashikohen që të vijojnë edhe në ditët në vijim duke e përmirësuar edhe më tej situatën. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vendi është në një krizë energjitike ndërsa është hedhur ideja e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet dy anijeve termocentrale. /abcnews.al/

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV