Firmoset marrëveshja/ I hapet rruga njohjes reciproket të patentave me Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të përbashkët në Tiranë me datë 12.04.2022 Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Të dhënat kyç më të rëndësishme:
Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022
Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.
Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).
Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

 

Rregullorja e re në detaje:
Me një ndryshim të fundit ligjor (Rregullorja e 15-të për Ndryshimin e Rregullores së Lejeve të Drejtimit (FeV) dhe Rregullave të tjera të Qarkullimit Rrugor), tashmë qytetarëve dhe qytetareve shqiptare u hapet rruga për të konvertuar në të ardhmen në leje gjermane drejtimi, pa pasur nevojë për test, lejet shqiptare të klasave A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2 D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), dhe të klasës AM pas kalimit të një testi Praktik.

 

Rregullat për konvertimin e lejeve të drejtimit nga Republika e Shqipërisë hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022. Megjithatë, landeve federale përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve për lejet e drejtimit u është rekomanduar që të fillojnë që tani të veprojnë në përputhje me këto rregulla. Përgjegjëse për konvertimin janë autoritetet e lejeve të drejtimit në vendbanimin e aplikuesve.

Lexo edhe :  Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë

Rregullorja e re vlen për:
Zotëruesit e një lejeje drejtimi të lëshuar pas datës 24.01.2017 nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri, të cilët janë me vendbanim në Gjermani (qëndrim prej jo më pak se 185 ditë në vit)
Zotëruesit e një lejeje qëndrimi të lëshuar para datës 24.01.2017 nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri, me vendbanim në Gjermani para datës 24.01.2017, mund të kërkojnë informacion nëpërmjet Zyrës Federale për Mjetet e Transportit (KBA) nga autoriteti përgjegjës në Shqipëri në lidhje me posedimin dhe vlefshmërinë e lejes së drejtimit.
Zotëruesit e një lejeje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse në Republikën Federale të Gjermanisë, të cilët janë me vendbanim në Republikën e Shqipërisë (qëndrim prej jo më pak se 185 ditë për vit kalendarik).

Të fundit

‘Komisar Dritan Lame më ka dhunuar’, rrëfehet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të...

Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të...

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni,...

Rama viziton anijen ‘Amerigo Vespucci’ në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi pasditen e kësaj të marte anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet...

A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

Herë pas here kanë qarkulluar teza në media se biznesmeni Samir Mane do të përfshihej në politikë. Por sa reale janë këto pretendime? Vetë biznesmeni...

Lajme të tjera

Web TV