Tensione dhe emocione/ City kualifikohet me ‘dorë në zemër’, Liverpool barazim spektakolar me Benfican

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet të ishte një betejë dhe ashtu ndodhi… Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale në sajë të rezultatit të arritur në Angli, 1-0 me golin e De Bruyne.

Në Ëanda Metropolitano fiton sidomos tensioni dhe një 0-0 pas 111 minutash lojë për shkak të një sherri që përfshiu gati të dy skuadrat duke u kapur me duar dhe që solli dy të verdha dhe një i kuq për Felipe.

E gjitha për një faull reagimi të Felipe ndaj Phil Foden, i cili teksa kishte ndërmarrë inkursion në anësore me top, gjen ndërhyrjen e brazilianit. Po ai e kishte çarë në kokë dhe detyruar të fashohej. Felipe nuk mjaftohet me aq por edhe e godet pas thembrave.

VIDEO E MOMENTIT

Foden bie në tokë dhe rrotullohet, Savic e tërheq nga fanela dhe përpiqet ta lëvizë që të vazhdojë lojë, Zinchenko futet për ta mbrojtur anglezin dhe aty kaosi bëhet total duke përfshirë të gjithë futbollistët dhe ata të stolit.

Disa minuta kaos, arbitri nxjerr me të kuq Felipe që revoltohet keq përpara tij. Pak më parë Atletico kishte super rast me Cunha por ishte Stones ai që ndali goditjen. Pas 9 minutash shtesë, arbitri vërshëllen fundin e një ndeshje gati dramatike…

Nervat ne minuten e 100-te arrijne majat… Manchester City kalon me tej me shume veshtiresi, teksa humbet per demtim si De Bruyne ashtu edhe Walker. Skuadra e Pep Guardiola sonte ka qene e nxituar dhe jo si e e kemi pare gjithmone. Por, rendesi kishte rezultati.

Kualifikohet Liverpool edhe pse ne Anfield nuk ka fitore. Klopp ben disa zevendesime dhe ne kuader te lodhjes se fundjaves ndaj Manchester City. Duket sikur do te ishte nje shetitje por pas golit te Konate dhe pasi “Reds” shkojne 3-1 me golat e Firminos, por portugezet shenojne dy gola ne pjesen e dyte dhe ne fund mbyllet 3-3. Liverpool kalon pas suksesit 3-1 ne Portugali.

Lexo edhe :  Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Të fundit

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Lajme të tjera

Web TV