Rreziku i Salmonelës edhe në Shqipëri/ AKU: Mos i hani çokollatat Kinder!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AKU ka ndryshuar qendrim brenda një jave në lidhje me konsumimin ose jo të çokollatave Kinder pas konstatimit të shumë rasteve me salmonelë në vendet e BE-së dhe në Britaninë e Madhe.

Skandali mori përmasa shumë të mëdha aq sa autoritetet belge njoftuan mbylljen e fabrikës së prodhimit të çokollatave Kinder Surprise në Belgjikë, megjithatë deri më datë 7 prill sipas AKU-së nuk kishte asnjë problem për Shqipërinë, pasi sipas tyre këto çokollata nuk ishin future në vendin tonë.

Mirëpo, vetëm pesë ditë më vonë, konkretisht më datë 12 prill, AKU ndërron mendje dhe u thotë qytetarëve që të mos i konsumojnë çokollatat Kinder Surprise pasi dyshohet se janë të kontaminuara me Salmonelë.

Kompania “Ferrero” tërhoqi nga tregu në fillim të muajit miliona pako të çokollatave të preferuara të fëmijëve “Kinder Surprise”. Siç bënë me dije autoritetet shëndetërore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat Kinder Surprise të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.

Kompania dyshonte, më pas u konfirmua, se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt, raporton abcneës.al.

Para se kompania të urdhëronte tërheqjen e produktit autoritetet kryen hetime duke hedhur dyshime të forta se ishte pikërisht kjo çokollatë që kishte shkaktuar më shumë se 100 raste me Salmonelë në Europën Perëndimore dhe në ishullin britanik.

Agjencia e Standardizimit të Ushqimeve në Britaninë e Madhe i ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos i hanë këto çokollata nëse i kanë blerë.

Lexo edhe :  Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Njoftimi i AKU

Tiranë, më 12 prill 2022

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.
AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
• KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
• KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
• KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
• KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.
Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve. 

Të fundit

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por për Endri Shabanin...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Lajme të tjera

Web TV