Rusia shpall “non grata” kryeministrin britanik dhe anëtarë të tjerë të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia e ka shpallur “non grata” kryeministrin britanik Boris Johnson duke i ndaluar hyrjen në vendin e saj për shkak të luftës në Ukrainë, raporton BBC.

Lajmi u konfirmua nga ministria e Jashtme ruse, e cila tha se kryeministri britanik Boris Johnson dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike janë ndaluar të hyjnë në Rusi.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha gjithashtu se i ka ndaluar hyrjen në vend edhe sekretares së Jashtme Liz Truss, sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanëve dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters.

Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, raporton Reuters duke cituar deklaratën e ministrisë ruse.

Sipas autoriteteve në Moskë, së shpejti kjo listë do të zgjerohet.

Të fundit

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

“Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Nga Kliton Nesturi Me gjithë zhvillimet dhe ngarendejet e temave, stileve dhe formave që ka marrë gjatë këtij shekulli letërsia dhe publicistika, satira vazhdon të...

Lajme të tjera

Web TV