Merr fund dilema/ Bora Zemani i kthen përgjigje Donald Veshajt për ribashkimin. Ja deklarata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh aktori Donald Veshaj ka treguar sinjale se kërkon ribashkim me Bora Zemanin.

Ai ka konfirmuar se po tentonte për t’u ribashkuar sërish me moderatoren e madje bëhej fjalë edhe për një projekt muzikor.

Pas bujës për ribashkimin, ka kthyer më në fund përgjigje Bora.

Ajo tregon se nuk ka rikthim, duet apo pushime me të dhe shton se është cënuar privatësia.

Moderatorja zbulon edhe detaje duke thënë se Donaldi i ka kërkuar falje si privatisht edhe publikisht.

Postimi i Borës: “Është e pamundur të reagoj çdo ditë uke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën tme! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend.

E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe o azbulohet nga portalet me “burime të sigurt”. Kjo është e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë.

Lexo edhe :  Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nukka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër).

Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh… Për momentin ka ASGJË!

Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!

Shumë dashuri për të gjithë ju!”

Deklarata:

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV