Demokracia është në krizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alexander Görlach

Kush mendon, se vetëm në SHBA ka teori konspirative që rrezikojnë unitetin e shoqërisë dhe demokracinë në tërësi e ka gabim. Gati tre të katërtat e përkrahëseve e përkrahësve të Partisë Republikane në SHBA besojnë, se Joe Boden nuk është presidenti legjitim i vendit. Nga e gjithë popullsia, 15% i besojnë pretendimit të grupit konspirativ militant djathtist “QAnon”, se qeveria amerikane, ekonomia dhe mediat “kontrollohen nga një grup pedofilësh që i falen satanit dhe që skllavërojnë fëmijët në të gjithë botën.” Kurse në Gjermani në një sondazh përfaqësues të sapopublikuar institutit demoskopik, “Allenssbach” gati një e treta e qytetarëve besojnë, se jetojnë në “demokraci në dukje”, në të cilën “qytetarët nuk kanë se ç’të thonë. “Këtë qëndrim e ndajnë 28% e qytetarëve në perëndim, dhe në lindje 45%. Që në kohën e pandemisë ishte bërë e qartë, se në landet e reja të federatës shumë më pak njerëz janë të lidhur me realitetin politik në Gjermani se kudo tjetër. Mohimi i vaksinimit dhe refuzimi për mbajtjen e maskës çoi në Tyringji në një rritje të vdekjeve, 47%, kurse në Saksoni në 49% krahasimisht.

Jetojmë në një demokraci në dukje?

Edhe tek vendet fqinje gjendja nuk është më e mirë: Në Francë besonin në janar 2022 rreth 57% e popullatës, se nuk funksionon si duhet demokracia në vend, në Britaninë e Madhe 34% e qytetarëve pohuan se “absolutisht nuk kanë ç’të thonë” në çështjet politike. Këto sondazhe nuk mund të përgjithësohen, por ato tregojnë një trend të pakënaqësisë me demokracinë. Kush e zgjeron horizontin përtej vendeve të përmendura, mund të shohë, se përmenden të njëjtat pika kritike: mungesa e të gëzuarit të të mirave në ekonomi, mosrespektimi i të drejtave individuale dhe zemërimi ndaj elitave, që kanë humbur lidhjet me realitetin.

Humbja e besimit tek demokracia

Që në vitin 2017 autori britanik David Goodhart në librin e tij “Rruga për diku: Revolta populiste dhe e ardhmja e politikës”, tërhiqte vëmendjen se rrethet tradicionale, rurale dhe ato urbane po bien në konflikt me njëra-tjetrën. Vërtet, sipas politologut amerikan, Francis Fukuyama, nuk kishte asgjë më domethënëse se dendësia e popullsisë në votimin për Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trumpit. Aty ku dendësia ishte më e rrallë, votuan më shumë për Brexit dhe për Donald Trumpin krahasuar me zonat e populluara të qyteteve dhe rajoneve. Ishte Fukuyama, që në librin e tij “Identiteti: Si humbja e dinjitetit rrezikon demokracinë” tregoi, se humbja e të pasurit pjesë në ekonomi në fillim çon në zemërim dhe më pas në refuzimin e modelit demokratik. Sipas kësaj mënyre interpretimi është ideologjia neoliberale, të cilën shumë qeveri demokratike e bënë të vetën në dekadat e fundit,ajo që është përgjegjëse për humbjen e besimit tek demokracia.

Lexo edhe :  Azem, ti nuk je gjallë!

Arsyet janë më të thella

Ky interpretim nuk është i gabuar, por shumë i shkurtuar: Sepse me pakënaqësinë ekonomike nuk rritet vetëm zemërimi ndaj sistemit demokratik dhe vullneti për të lënë mënjanë premisat e tij ideologjike ekonomike, por edhe refuzimi radikal i përfundimeve shkencore të epokës sonë, baza racionale e të cilave është shtylla kurrizore e shoqërive moderne. Por nuk do thotë patjetër se duhet të kalohet nga ajo që “unë nuk i kam punët mirë ekonomikisht” deri tek “qeveria ime është një rrjet kriminelës, që skllavëron fëmijët në botë”. Për të tejkaluar krizën e demokracisë sot, nuk mjafton më që të mënjanosh pabarazitë ekonomike dhe të rirregullosh pjesëmarrjen ekonomike. Përtej kësaj duhet kuptuar se pse teoritë konspirative, tribale, nacionaliste, fetare dalin në krye në vend të shkencës racionale laike. Nga rezultatet e sondazheve të paraqitura këtu nuk mund të nxirret vetëm përfundimi, se demokracia si formë qeverisjeje dhe shtetërore po refuzohet gjithnjë e më shumë, por bashkë me të edhe i gjithë botëkuptimi i epokës moderne për njeriun, pas të cilit nuk ka më kthim mbrapa. Mohim i demokracisë si kod për urrejtjen botërore, kjo nuk mund të vazhdojë gjatë kështu. DW

Alexander Görlach ist Senior Fellow në Këshillin Carnegie për Etikën në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Research Associate në Institutin e Internetit të Universitetit të Oksfordit. Görlach ka qenë lektor në Universitetin e Harvardit dhe Cambridge.

 

 

Të fundit

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për...

Lajme të tjera

Web TV