Grabiti Postën Shqiptare në Kamëz me pistoletë lodër, arrestohet i shpalluri në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për grabitjen e Postës Shqiptare në Kamëz, shtetasin në kërkim Elis Suçi.

Ky i fundit së bashku me Algert Kurtin, i arrestuar dje nga uniformat blu, vodhën shumën 100 mijë lekë në Postën ne Kamëz, nën kërcënimin e armës lodër.

Sipas bluve, të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës lodër, filialin e Postës Shqiptare në Kamzë, ku morën 100 mijë lekë dhe u larguan. Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të Policisë në afërsi të shkollës në Kamzë, teksa këto të fundit po shkonin që ta arrestonin.

Dëshmia

Ndërkohë, në dëshminë e tij, 20-vjeçari Algert Kurti ka mohuar që të ketë marrë pjesë në vjedhje, ndërsa shton se vetëm ka pasur dijeni për grabitjen. Ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka takuar Elisin pas grabitjes dhe se nuk ka marrë asnjë lek.

I riu mësohet të ketë thënë se ka qëndruar jashtë gjatë grabitjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ai i ka thënë Policisë se nuk ka marrë asnjë lek nga ato që ka grabitur Elisi, pasi ai ka qenë jashtë, por paspecifikuar se çfarë po bënte atë moment në atë vend:

“S’kam marrë asnjë lek. Elisi e ka kryer vjedhjen, unë qëndrova jashtë”.

Kurti e ka përjashtuar veten nga grabitja, edhe pse pranon se ka qenë në dijeni se Suçi do të bënte grabitje:

Lexo edhe :  Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës

“Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty, te Posta, dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të Postës. Kur shkova ta takoj, më tha se do të grabisim Postën.

Unë nuk kam marrë lekë dhe kur Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen, unë po prisja jashtë. Kemi qenë në këmbë, jo në makinë. Në momentin që Elisi ka dalë jashtë, kalova në krahun tjetër të rrugës nga ana e gjimnazit. Më vonë kam shkuar në Institut për të lënë një porosi te një miku im. Nuk jam takuar më me Elisin dhe nuk kam folur me të. Thjesht kam pasur dijeni për këtë ngjarje”, tha Kurti para hetuesve.

Të fundit

Efektet në ekonomi të rënies së euros/ Si ka vijuar ecuria vjetore e remitancave?

Ky vit po mbyllet me një euro më të dobësuar se kurrë. Monedha europiane është futur në një rrjedhë...

Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar si një tregues...

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin ‘Skënderbej’

Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë u mbush me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës magjike të Krishtlindjeve. Nën dritat e pemës gjigante dhe dekoreve festive,...

Cili profesion do të jetë më i kërkuari në vitin 2025?

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të...

“Di që je motra e Oltës”/ Plas sherri në BBV4, Rozana debat me Gertën: Mbush ti apo jo?

Banorët e Big Brother VIP 4 nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja...

Lajme të tjera

Web TV