Ky është momenti kur një mjek trim përdori trupin e tij për të mbrojtur një grua të plagosur nga një sulm i artilerisë ruse në qytetin e Kharkiv të dielën e Pashkëve.
Denys Petrenko, një vullnetar i Kryqit të Kuq të Kharkivit, po ndihmonte në mjekimin e këmbës së një gruaje të plagosur nga granatimet vetëm pak çaste para se të filmoheshin pamjet, teksa një breshëri e dytë goditi qytetin.
Ndërsa mjekët e tjerë dhe anëtarët e mbrojtjes territoriale të Ukrainës nxituan të strehoheshin në një ndërtesë aty pranë, Petrenko qëndroi pranë gruas dhe përdori trupin e tij për ta mbrojtur atë nga copat fluturuese të metalit të nxehtë që vinin ngado pas shpërthimit të raketës.
Fatmirësisht ai nuk mbeti i plagosur dhe arriti ta çonte në spital gruan, ku tashmë ajo po merr mjekim. Të paktën pesë persona vdiqën dhe 18 u plagosën në sulmin e rëndë që trupat ruse kanë bërë në Kharkiv.