Legjenda e Luftës së Parë Botërore/ “Baroni i Kuq”, piloti gjerman që rrëzoi 80 avionë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore u shquan shumë luftëtarë të zotë, ku në mesin e tyre ishte edhe Manfred von Richthohen. Në histori ky personazh njihet me një emër mjaft të veçantë: “Baroni i Kuq”. Ai ishte një pilot gjerman, luftëtar i cili ishte fluturuesi më vdekjeprurës i Luftës së Madhe…

… Manfred Albrecht von Richthofen lindi më 2 maj 1892, në Kleiburg afër Breslau të Silesisë së Poshtme (sot Poloni). Në 21 prill të vitit 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore, ky pilot rrëzohet duke humbur jetën. Aeroplani i tij ishte i kuq dhe kryerja e rreth 80 sulmeve të suksesshme gjatë luftës e bënë atë hero, legjendë, dhe mjet propagande. Baroni i Kuq mbetet ndoshta piloti më i njohur luftarak i të gjitha kohërave. Ai ka qenë subjekt i shumë librave dhe filmave. Njëri prerj tyre dhe më i njohuri  është “Blue Max” një prodhim britanik i vitit 1966 me regji të John Guillermin dhe aktorët George Peppard, James Mason, Ursula Andress. Skenari u shkrua nga David Pursall, Jack Seddon dhe Gerald Hanley, bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Jack D. Hunter.

Baroni i Kuq

Kur filloi lufta, 22-vjeçari Manfred von Richthofen ishte vendosur në kufirin lindor të Gjermanisë, por ai shpejt u transferua në perëndim. Gjatë fluturimit të tij të parë si vëzhgues, Richthofen e pa përvojën të tmerrshme dhe humbi orientimin. Por ai vazhdoi të studionte. Mësoi si të lexonte një hartë, të hidhte bomba, të lokalizonte trupat e armikut dhe të fotografonte ndërsa ishte ende në ajër. Gjatë një periudhe 19-mujore midis 1916 dhe 1918, ai kishte arritur të godas 80 aeroplanë aleatë. Emrin “Baroni i Kuq” e kishte marrë pasi pushtoi aleatët me aeroplanin e tij ngjyrë të kuqe nga edhe e mori famën. Emri i baronit u përhap shpejt në mesin e njerëzve.

Legjenda e Richthofen u rrit edhe më shumë pasi ai mori komandën e një krahu gjerman luftëtar të njohur si Cirku Fluturues. Gjithsesi karrierës së tij të bujshme i erdhi fundi në një periudhë shumë të shkurtër. Me 21 prill të vitit 1918 u vra gjatë një dyluftimi ajror në Francë.

Fillimet

Historia dhe dashuria e tij ndaj avionëve luftarakë kishte filluar qysh në fëmijëri. Baroni Manfred von Richthofen lindi më 2 maj 1892, në një familje të pasur të fisnikëve Prusianë në atë që tani është Polonia. I rritur në një familje të pasur, baronit nuk i mungonte asgjë, ai gëzonte një edukim të privilegjuar dhe rininë e tij e kaloi në gjueti dhe duke luajtur sport para se të regjistrohej në shkollën ushtarake në moshën 11 vjeç. Më 1911, pas tetë vjetësh si kadet, Richthofen u ftua si oficer në regjimentin e parë të kalorësisë Uhlan të ushtrisë prusiane.

Në Shërbimin Ajror

Sipas “HistoryExtra”, dëshira e tij më e madhe ishte për të lënë gjurmë në luftë, prandaj, Richthofen kërkoi një transferim në Shërbimin Ajror Gjerman Perandorak, gjoja i shkruajti oficerit të tij komandues se ai nuk ishte bashkuar me ushtrinë “për të mbledhur djathë dhe vezë”.

Lexo edhe :  10 qershor 1878/ Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një ngjarje kyçe në historinë kombëtare 

Kërkesa u pranua dhe deri në qershor 1915, oficeri i ri po shërbente si vëzhgues i ulëses në një aeroplan zbulimi. Richthofen e kaloi tërë verën e vitit 1915 si vëzhgues ajror në Rusi përpara se të transferohej përsëri në Frontin Perëndimor, ku fitoi licencën e pilotit. Pasi i plotësoi aftësitë e tij duke fluturuar në misionet luftarake mbi Francë dhe Rusi, më nuk ndaloi deri kur arriti edhe famën e tij në shumë vende të botës. Gjithsesi, pranvera e vitit 1917, ishte periudha më vështirë e Richthofen në kabinën e pilotit. Ai arriti të rrëzojë gati dy duzina aeroplanësh vetëm gjatë muajit prill, duke rritur numrin e tij të rekordeve në 52 dhe duke forcuar reputacionin e tij si fluturuesi më i frikshëm në qiellin e Evropës.

Propaganda

Ai gjithashtu u bë një simbol i dashur propagandistik në Gjermani, ku u lavdërua me dekorata ushtarake dhe u paraqit në artikuj të shumtë të lajmeve. Ndryshe nga shumë pilotët kryesorë të Luftës së Parë Botërore, të cilët krenoheshin me akrobacitë e tyre ajrore, për Richthofen thuhet se ishte një teknik konservator dhe llogaritës. Preferonte të shmangte rreziqet e panevojshme dhe zakonisht luftonte në formacione të caktuara.

Fluturimi i fundit

Ndërsa lufta përparonte, fati i Gjermanisë dukej më i errët. Më 21 Prill 1918, një ditë pasi ai kishte rrëzuar avionin e 80-të armik, Richthofen u ngjit në aeroplanin e tij të kuq të ndezur. Rreth orës 10:30 të mëngjesit, kishte pasur një raport telefonik se disa avionë britanikë ishin afër frontit dhe Richthofen po ngrinte një grup për t’u përballur me ta. Ky ishte dhe fluturimi i fundit i Baronit të Kuq. Richthofen u hodh poshtë në ndjekje të një luftëtari armik. Ai u sulmua nga trupat australiane në tokë dhe një aeroplani të pilotuar nga kanadezi Arthur Roy Brown. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Richthofen u godit nga një plumb dhe vdiq pas përplasjes së avionit.

Epilogu

Ushtarët që arritën të parët tek aeroplanin e rrëzuar, kuptuan kush ishte piloti i tij. Ata shkatërruan avionin, duke marrë copa si suvenire. Nuk mbetën shumë kur të tjerët erdhën për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi me aeroplanin dhe pilotin e tij të famshëm. U përcaktua që një plumb i vetëm kishte hyrë nga ana e djathtë e shpinës së Richthofen dhe kishte dalë rreth dy inç më lart nga gjoksi i tij i majtë. Plumbi e vrau menjëherë. Ai ishte 25 vjeç. Pas vdekjes së Manfred von Richthofen, trupat Aleate e morën trupin e tij dhe e varrosën me nderime të plota ushtarake. “25-vjeçari kishte arritur që të eksploronte qiellin vetëm për dy vjet, por 80 fitoret e tij ajrore të konfirmuara rezultuan se ishin më të mirat e çdo piloti në të dy anët e Luftës së Parë Botërore”, shkruan “HistoryExtra”. Vdekja dhe legjenda e tij si Baroni i Kuq, bëri që ai të mbetet në vetëdijen popullore edhe pas përfundimit të konfliktit. Madje, edhe sot imazhi i tij është përshkruar në libra të panumërta, filma, këngë dhe programe televizive.

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV