“E kam në ADN”/ Sazan Guri i bindur: Unë do të jem president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sazan Guri ka rikonfirmuar edhe njëherë bindjen e tij se do të jetë president i vendit.

Pasi Guri vetëshpalli kandidaturën e tij për president të “Republikës”, ai është shprehur se këtë gjë e ka në gjak.

Pjesë nga debati:
Arian Çani: Po tallesh ti, nuk mendoj se mendon që do të bëhesh vërtet President

Sazan Guri: Si, po tallesh tani, bën sikur je LIVE apo s’je LIVE

Arian Çani: Jo, jo, unë ta them se të kam mik, po të isha si ty, të kisha parë se kush është vetëshpallur President, do të tërhiqesha

Sazan Guri: Po si

Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh President

Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%

Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh

Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%

Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër

Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato

Arian Çani: Po unë do bëj punën timore more

Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare

Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori

Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë..i përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Një njeri që ka dijeni në shumë fusha.

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV