Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën “Ali Shefqeti”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se ka ndërruar jetë F.K 51-vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./