Vendit tonë i është shtuar një tjetër stadium i ri! Ai është ‘Kuksi Arena’, i cili është inauguruar mesditën e kësaj të shtune.
Kjo ceremoni ka bërë bashkë kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama, takim ky i pari që pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Federatë mes akuzave të shumta për manipulimin e procesit zgjedhor.
Kryeministri Rama ka zgjedhur që me vete të marrë edhe djalin e tij, Zaho, i cili është fotografuar teksa mban edhe fanellën e Kukësit me mbishkrimin ‘Rama’.
Ceremonia nisi me këngë e valle tradicionale shqiptare, për të vijuar më pas edhe me prezantimin e formacionit kryesor të skuadrës së verilindorëve.